Ligj

Për Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ligji nr. 131/2015, datë 26 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
131/2015
Data e miratimit
26 nëntor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 215, 14 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 215, datë 2015-12-14

LIGJ

Nr. 131/2015

PËR QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe fusha e veprimit

Ky ligj përcakton rregullat për organizimin e funksionimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Neni 2

Krijimi dhe statusi i QKB-së

1. Krijohet Qendra Kombëtare e Biznesit (në vijim “QKB”).

2. QKB-ja është institucion i administratës shtetërore me personalitet juridik në varësi të ministrit

përgjegjës për tregtinë (në vijim “ministri”) dhe e ka selinë në Tiranë.

3. QKB-ja financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga të ardhurat e veta.

Neni 3

Funksionet

1. QKB-ja ka këto funksione:

a) mban regjistrin tregtar, në përputhje me ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit;

b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar, në përputhje me dispozitat e ligjit që rregullon regjistrimin e

biznesit;

c) kryen regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, për qëllim

të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës;

ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të depozituara, sipas

përcaktimit të ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.