Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian - Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson Protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ.
Ligji nr. 129/2015, datë 26 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2015
- Data e miratimit
- 26 nëntor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 215, 14 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 29 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 215, datë 2015-12-14
LIGJ
Nr. 129/2015
PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT
BASHKIMI EVROPIAN - SHQIPËRI, 1/2015, I DATËS 11.5.2015, QË ZËVENDËSON
PROTOKOLLIN 4 TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT, NDËRMJET
KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE TË TYRE ANËTARE, NGA NJËRA
ANË, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA ANA TJETËR, NË LIDHJE ME
PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E
BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet vendimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian - Shqipëri, 1/2015, i datës
11.5.2015, që zëvendëson Protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Komuniteteve
Evropiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje
me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 26.11.2015
Shpallur me dekretin nr. 9337, datë 4.12.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
VENDIM I KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-SHQIPËRI 1/2015,
I DATËS 11.5.2015,
QË ZËVENDËSON PROTOKOLLIN 4 TË MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.