Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë për bashkëpunimin policor.

Ligji nr. 130/2015, datë 26 nëntor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
130/2015
Data e miratimit
26 nëntor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 215, 14 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 215, datë 2015-12-14

LIGJ

Nr. 130/2015

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË PËR

BASHKËPUNIMIN POLICOR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë

së Republikës së Kroacisë për bashkëpunimin policor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.11.2015

Shpallur me dekretin nr. 9338, datë 4.12.2015, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kroacisë (këtu e tutje

referuar si Palët Kontraktuese),

në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve;

me qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis autoriteteve të policisë;

me një vullnet të përbashkët për të marrë pjesë me efikasitet në parandalimin e rreziqeve ndërkombë-tare

për sigurinë publike dhe parandalimin e kriminalitetit ndërkombëtar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.