Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”.

Ligji nr. 134/2015, datë 5 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
134/2015
Data e miratimit
5 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 220, 22 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
6 janar 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 220, datë 2015-12-22

LIGJ

Nr. 134/2015

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9062, DATË 8.5.2003, “KODI I FAMILJES”

Në mbështetje të neneve 53, 54, 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9062, datë 8.5.2003, “Kodi i Familjes”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 250 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Kur i mituri ka qenë strehuar që nga lindja e tij në një institucion, afati prej 1 viti kufizohet në 3

muaj dhe fillon nga data e lindjes.

Kur i mituri është gjetur i braktisur jashtë institucioneve të përkujdesjes sociale publike ose

private, spitaleve apo materniteteve publike apo private, afati prej 1 viti kufizohet në 3 muaj dhe fillon

nga momenti i gjetjes së tij.

Kur i mituri është lënë nën kujdesin e institucioneve të përkujdesjes sociale, publike ose private,

përfshirë spitalet publike ose private, nëpërmjet një deklarate noteriale të prindërve biologjikë për

dhënien e tij për birësim, afati prej një viti kufizohet në 6 muaj dhe fillon që nga momenti i lënies së të

miturit.”.

2. Në fund të paragrafit të katërt shtohet fjalia e mëposhtme:

“Të tilla përpjekje nuk janë të nevojshme në rastin kur fëmija është lënë nën kujdesin e

institucioneve të përkujdesjes sociale publike ose private, përfshirë spitalet publike ose private, nëpërmjet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.