Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 135/2015, datë 5 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 135/2015
- Data e miratimit
- 5 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 249, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 249, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 135/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7895,
DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895 datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 55, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Dënimi më i rëndë i shtuar përbëhet nga shuma e përgjithshme e dënimeve për secilën vepër
penale në rastin kur personi ka kryer një krim kundër jetës me dashje, me përdorim pa leje të armëve
luftarake dhe municionit, ose vepra penale me qëllime terroriste, korrupsion pasiv ose vepra penale
kundër të miturve.”.
Neni 2
Neni 171 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 171
Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara
Importimi, eksportimi ose transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë
e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në
dhjetë vjet.”.
Neni 3
Neni 172 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 172
Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm
nga detyrimet doganore ose të akcizës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.