Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar.
Ligji nr. 132/2015, datë 5 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 132/2015
- Data e miratimit
- 5 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 220, 22 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 6 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220, datë 2015-12-22
LIGJ
Nr. 132/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9695, DATË 19.3.2007, “PËR
PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për proce -durat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të
Birësimit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 10 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Të ketë arsimin e lartë në shkenca juridike, niveli minimal i diplomës “Master shkencor”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Të ketë përvojë pune prej jo më pak se 5 vjetësh në fushën e të drejtave të fëmijëve.”.
Neni 2
Në nenin 24, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) afati i konsiderimit i përshtatshëm, i aplikantit birësues, është 2 vjet nga data e dhënies së
vendimit nga Këshilli Drejtues. Në rastet kur ky afat përfundon, sekretariati ekzekutiv i Komitetit
Shqiptar të Birësimit i kërkon aplikantit rifreskimin e dokumentacionit dhe bën rivlerësim të situatës
aktuale të tij, duke pa raqitur edhe propozimet konkrete për rinovim të afatit të përshtatshmërisë ose
heqje të tij. Rishqyrtimi i dosjes dhe kushteve të aplikantit bëhet brenda 2 muajve nga dita e përfundimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.