Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Ligji nr. 142/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
142/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 252, 31 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 252, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 142/2015

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR

SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në përmbajtje të ligjit hiqen fjalët “komuna” dhe “këshilli i komunës”.

Neni 2

Në nenin 3 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“7. “Truall” është një sipërfaqe toke, jobujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të

ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi

të.”.

Neni 3

Në nenin 4, pika 6 riformulohet si më poshtë:

“6. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkive dhe organeve tatimore të pushtetit qendror,

për çështje që kanë të bëjnë me kompetencën e juridiksionit mbi taksën vendore, bëhet me mirëkuptim.

Në të kundërt, palët i drejtohen gjykatës.”.

Neni 4

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi

tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.”.

2. Pika 7 “Taksa për zënien e hapësirave publike”, shfuqizohet.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.