Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011,“Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ligji nr. 145/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
145/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 244, 31 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 145/2015

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011,“PËR

SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSORNË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 5, pika 1, bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “b”, pas fjalëve “personat e vetëpunësuar” shtohen fjalët “me përjashtim të pensionistëve

të vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike profesionale, sipas nenit

7, të këtij ligji, të cilët nuk kanë detyrimin për të paguar kontribute të sigurimeve të kujdesit shëndetësor”.

2. Në shkronjën “c”, pas fjalëve “punonjësit e papaguar të familjes” shtohen fjalët “për tatimpaguesit e

përcaktuar nga Këshilli i Ministrave”.

Neni 2

Në nenin 6, pika 1, pas fjalëve “dhe punonjësit e papaguar të familjes” shtohen fjalët “për tatimpaguesit e

përcaktuar nga Këshilli i Ministrave”.

Neni 3

Në nenin 7, “Baza për llogaritjen e kontributeve”, pas pikës 3 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.