Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ligji nr. 144/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
144/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 244, 31 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 144/2015

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 6, “Mbrojtja e detyrueshme”, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë

përmbajtje:

“d) pensionistët e vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari

ekonomike profesionale, sipas nenit 9 të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 9, “Llojet e kontributeve për t’u paguar”, pas paragrafit të katërt shtohet një paragraf

me këtë përmbajtje:

“Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, për -fshirë

edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet,

paga për efekt të llogaritjes së kontributeve, si dhe kriteret e përcaktimit të saj, nga paga minimale deri në

nivelin e pagës maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave.”.

Neni 3

Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2016.

Miratuar në datën 17.12.2015

Shpallur me dekretin nr. 9396 , datë 7.1.2015 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.