PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8339, DATË 30.4.1998 “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8584, DATË 15.3.2000
Akti normativ nr. 3/2001, datë 27 prill 2001, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 3/2001
- Data e miratimit
- 27 prill 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 30 maj 2001
- Hyn në fuqi
- 30 maj 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2001-05-30
AKTNORMATIV
Nr.3, datë 27.4.2001
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8339, DATË 30.4.1998 “PËR KRIJIMIN E
AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8584,
DATË 15.3.2000
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOS I:
NENI 1
Në ligjin nr.8339, datë 30.4.1998, fjalia e fundit e nenit 2 ndryshon si më poshtë vijon:
“Afati i veprimtarisë së Agjencisë së Trajtimit të Kredive mbaron në datën 31.12.2001.”
NENI 2
Ky aktnormativ hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Ilir Meta
Miratuar me ligjin nr.8797, datë 14.5.2001 të Kuvendit, të shpa llur me dekretin nr. 3032, datë
24.5.2001 të Presidenit të Republikës Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.