Për punëkërkuesit.
Ligji nr. 146/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 146/2015
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 244, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 146/2015
PËR PUNËKËRKUESIT
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt rregullimin e procesit të regjistrimit të punëkërkuesve në zyrat e punësimit,
përshtatjen e kërkesës/ofertës për punë dhe kualifikimit profesional, kontrollin e sigurisë dhe shëndetit
në punë, si edhe pagesën për vendin e punës, që ofrohet në këto zyra.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i ligjit është ofrimi i mundësive për punësim dhe kualifikim për punëkërkuesit, në mënyrë
të veçantë për përfituesit e mbështetjes me të ardhura.
Neni 3
Përkufizime
Në qoftë se në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe, përkufizimet e bëra në ligjin nr. 7995, datë
20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, të ndryshuar, kanë të njëjtin kuptim dhe në këtë ligj.
Neni 4
Regjistrimi dhe çregjistrimi i punëkërkuesve të papunë
1. Zyra përkatëse e punësimit vlerëson dhe regjistron çdo person që është në moshë për punë, që
është i aftë dhe i gatshëm për punë, i cili deklaron se nuk është në marrëdhënie pune apo i vetëpunësuar,
dhe paraqitet, personalisht, në zyrën e punësimit, me qëllim që të kërkojë punë.
2. Zyra e punësimit bën verifikimet në organet tatimore, për personin, në lidhje me deklarimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.