Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ligji nr. 140/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
140/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 244, 31 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 140/2015

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 14 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, shkronja “dh” riformulohet si më poshtë:

“dh) Për biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit, në masën e përcaktuar në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, vetëm për vlerën e detyrimit të akcizës së paguar, që i korrespondon sasisë së produktit “BIO” të gjendur në produktin e deklaruar për konsum, pas konfirmimit nga Laboratori Kimik Doganor. Procedurat dhe kriteret e rimbursimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Akciza nuk rimbursohet për nënproduktet e naftës të përdorura për nevojat e veta nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, pavarësisht nga destinacioni i përdorimit.”.

Neni 2

Në nenin 41, pikat 7 dhe 8 ndryshohen si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.