Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
Ligji nr. 141/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 141/2015
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 252, 31 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 252, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 141/2015
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”,
TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
5. “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 4+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:
a) cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose
b) vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 7 000 000 lekë.”.
Neni 2
Në nenin 3, pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:
“11. Taksë regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze.”.
Neni 3
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 4, fjalia e parë e paragrafit të parë ndryshohet si më poshtë:
“4. Taksa e rentës minerare caktohet sipas shtojcës nr. 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Paragrafi i tretë i pikës 4 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.