Ligj

Aneksi nr. 3 i ligjit nr. 147, datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016”, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 236/2015.

Ligji nr. 3/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
3/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 253, 31 dhjetor 2015
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 253, datë 2015-12-31

ANEKSI NR. 3 I LIGJIT NR. 147, DATË 17.12.2015 “PËR BUXHETIN E VITIT 2016”, BOTUAR NË FLETOREN ZYRTARE NR. 236/2015

ANEKSI 3

FONDI PËR ZHVILLIMIN E RAJONEVE

1. Fondi për Zhvillimin e Rajoneve është një instrument zhvillimor dhe një mekanizëm financiar konkurrues që mbështet politikën kombëtare të zhvillimit rajonal dhe lokal, për të siguruar zbatimin e objektivave të politikës së kohezionit territorial, për të pasur rajone me zhvillim të balancuar, konkurruese dhe me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e mjedisor.

2. Për vitin 2016, Fondi për Zhvillimin e Rajoneve përbëhet nga 3 shtylla:

2.1 Shtylla I: Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale Vendore

Ky Program përbëhet nga 6 grante konkurruese, specifikuar si më poshtë vijojnë:

1. Granti për infrastrukturën vendore dhe rajonale;

2. Grantet për arsimin:

a) Granti për arsimin bazë;

b) Granti për arsimin e mesëm;

c) Granti për arsimin universitar;

d) Granti për sportin.

3. Granti për shëndetësinë (shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor);

4. Granti për artin dhe kulturën;

5. Granti për ujësjellës-kanalizime;

6. Granti për rehabilitim mjedisor, gjelbërim dhe pyllëzimin.

Programet e Shtyllës 1: Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale, detajohen në aneksin 3/1, këtu bashkëlidhur.

2.2 Shtylla II: Programi i Mbështetjes për Ekonominë. Ky program përbëhet nga një grant konkurrues si më poshtë vijojnë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.