Ligj

Për vetëqeverisjen vendore.

Ligji nr. 139/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 qershor 2019.

Numri
139/2015
Data e miratimit
17 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 249, 31 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
15 janar 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 249, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 139/2015

PËR VETËQEVERISJEN VENDORE

Në mbështetje të neneve 13, 78, 81, pika 2, 83, pika 1, dhe 108 – 115 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën

e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre e të organeve

përkatëse.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Administrimi” është e drejta për të planifikuar, financuar dhe organizuar ushtrimin e një

funksioni.

2. “Autonomi vendore” është e drejta dhe afte sia e njësive të vetëqeverisjes vendore, te krijuara

sipas Kushtetutës dhe ke tij ligji dhe ne kuade r te kufizimeve te tij, qe te rregullojne dhe te administrojnë

nje pjese thelbësore te c e shtjeve publike ne n pe rgjegje sine e tyre dhe ne interes te bashkësisë.

3. “Funksion” është fusha e veprimtarisë, për të cilën njësia e vetëqeverisjes vendore është

përgjegjëse dhe ka kompetencën ligjore për ta ushtruar lirisht, tërësisht apo në një pjesë të tij, në

përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore.

4. “Funksione të deleguara” ja në ato funksione të qeverisë qendrore, ushtrimi i të cilave u

delegohet njësive të vetëqeverisjes vendore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 qershor 2019 · 38/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.