Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji nr. 137/2015, datë 17 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 137/2015
- Data e miratimit
- 17 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 219, 21 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 21 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 219, datë 2015-12-21
LIGJ
Nr. 137/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998,
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83, pika 1, 84, pika 4, dhe 177 të Kushtetutës, me propozimin e jo më
pak se një të pestës së deputetëve,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Pas nenit 6 shtohet neni 6/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 6/1
Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara
në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të
kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas
kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të
Kuvendit.”.
Neni 2
Në nenin 45, paragraf 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim
përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të
miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në raste përjashtimore dhe të justifikuara,
ligji mund të parashikojë kufizime të së drejtës për të zgjedhur të shtetasve që vuajnë dënimin me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.