Ligj

Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr. 155/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 shkurt 2024.

Numri
155/2015
Data e miratimit
21 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 251, 31 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
15 janar 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 251, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 155/2015

PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton kategoritë e lojërave të fatit të lejuara, kushtet, kriteret dhe procedurat që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë:

1. Kuadrin e nevojshëm ligjor për mënyrën e organizimit, kushtet e funksionimit të lojërave të fatit dhe lejimin e shoqërive për të ushtruar këtë aktivitet.

2. Mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

3. Mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së organizatorëve të lojërave të fatit.

4. Rregullat e përgjithshme për licencimin e lojërave të fatit, pezullimin dhe revokimin e licencës, si dhe autorizimin e veprimtarive të tjera të lidhura me industrinë e lojërave të fatit.

5. Të drejtat dhe detyrimet e operatorëve të lojërave të fatit.

6. Shpërndarjen e të ardhurave nga lojërat e fatit.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 dhjetor 2016 · 140/2016 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015 “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 15 shkurt 2024 · 18/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.