Ligj

Për ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huas ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të Lumit të Tiranës.

Ligji nr. 149/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
149/2015
Data e miratimit
21 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 246, 31 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
15 janar 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 246, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 149/2015

PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES SË HUAS

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT PËR

ZHVILLIM ABU DHABI PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BULEVARDIT VERIOR

DHE TË REHABILITIMIT TË LUMIT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet dokumenti ndryshues i marrëveshjes së huas ndërmjet Qeverisë së Republikës së

Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të

rehabilitimit të Lumit të Tiranës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 21.12.2015

Shpallur me dekretin nr. 9381, datë 6.1.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

FONDI PËR ZHVILLIM ABU DHABI

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Ref. 373

Datë 4.3.2014

Shkëlqesisë së Tij, Z. Shkëlqim Cani

Ministër i Financave

Ministria e Financave

Republika e Shqipërisë

Tel. +355 4 2228405

Shkëlqesia Juaj,

Lënda: Projekti i Rehabilitimit të Bulevardit Verior dhe Lumit të Tiranës, Republika e Shqipërisë

I referohemi mbledhjes së zhvilluar në zyrat tona, në datën 5 shkurt 2015, me pjesëmarrjen e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.