Ligj

Për dhënie amnistie.

Ligji nr. 154/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
154/2015
Data e miratimit
21 dhjetor 2015
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 238, 31 dhjetor 2015
Hyn në fuqi
15 janar 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 238, datë 2015-12-31

LIGJ

Nr. 154/2015

PËR DHËNIE AMNISTIE

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe parimet e ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vu ajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë

personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Dhënia e amnistisë udhëhiqet nga parimet e humanizmit, arri tjes së qëllimit të dënimit,

rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen, si dhe mbrojtjes së interesit publik.

Neni 2

I dënuar

I dënuar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet personi i dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor

të formës së prerë, deri në datën 30 nëntor 2015.

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë

Plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:

a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të

dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të

personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji;

b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer

të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) apo personat, për të cilët gjykata deri në datën 30 nëntor 2015

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.