Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Singaporit për shërbimet ajrore.
Ligji nr. 148/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 148/2015
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 246, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 246, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 148/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SINGAPORIT PËR SHËRBIMET AJRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Singaporit për shërbimet ajrore, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.12.2015
Shpallur me dekretin nr. 9380, datë 6.1.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SINGAPORIT PËR SHËRBIMET AJRORE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Singaporit (më poshtë e quajtur individualisht “Shqipëria” dhe “Singapori”, përkatësisht dhe së bashku “Palët Kontraktuese”);
duke qenë palë në Konventën e Aviacionit Ndërkombëtar Civil të hapur për nënshkrim në Çikago, më 7 dhjetor 1944;
duke njohur rëndësinë e transportit ajror si mjet për krijimin dhe ruajtjen e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve të Palëve Kontraktuese;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.