Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për mbrojtjen shoqërore.
Ligji nr. 151/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 151/2015
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 246, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 246, datë 2015-12-31
LIGJ Nr. 151/2015
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE HUNGARISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 121, pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për mbrojtjen
shoqërore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.12.2015
Shpallur me dekretin nr. 9383, datë 6.1.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE HUNGARISË PËR MBROJTJEN
SHOQËRORE
Republika e Shqipërisë dhe Hungaria, më poshtë të quajtura “Palët Kontraktuese”, të nxitura nga
dëshira për të vendosur dhe rregulluar marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes shoqërore, kanë rënë
dakord si më poshtë:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
1. Për qëllimin e kësaj Marrëveshjeje:
a) “territor” do të thotë, për sa i përket Republikës së Shqipërisë, territori i Republikës së Shqipërisë;
për sa i përket Hungarisë, territori i Hungarisë;
b) “shtetas” do të thotë për sa i përket Republikës së Shqipërisë: personat fizikë që në përputhje me
legjislacionin në fuqi, konsiderohen si shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.