Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore.
Ligji nr. 150/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 150/2015
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 246, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 246, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 150/2015
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS KUNDËR
TRAFIKIMIT TË ORGANEVE NJERËZORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës Kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore,
nënshkruar në Sandiago de Compostela më 25 mars 2015, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.12.2015
Shpallur me dekretin nr. 9382, datë 6.1.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
KONVENTA E KËSHILLIT TË EVROPËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË ORGANEVE
NJERËZORE
Parathënie
Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës dhe nënshkrues të tjerë të kësaj Konvente;
duke pasur parasysh Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të shpallur nga Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948 dhe Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave
të Njeriut dhe Lirive Themelore (1950, ETS nr. 5);
duke pasur parasysh Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Dinjitetin e Njeriut në lidhje me
Aplikimin e Biologjisë dhe Mjekësisë: Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë (1997, ETS
nr. 164) dhe Protokollin Shtesë të Konventës për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësisë në lidhje me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.