Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për realizimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, nënshkruar më 12.7.2006.
Ligji nr. 153/2015, datë 21 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 153/2015
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 246, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 246, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 153/2015
PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH,
TË MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MBROJTJES, DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS SË ITALISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE TË
JASHTME, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I QENDRËS
TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS”, NËNSHKRUAR MË 12.7.2006
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohen dokumentet ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Qeverisë së
Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për realizimin e programit
“Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, nënshkruar më 12.7.2006, sipas teksteve
që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.12.2015
Shpallur me dekretin nr. 9385, datë 6.1.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
AMBASADA E ITALISË
TIRANË
Tiranë, më 21.5.2015
Prot. 2528
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.