Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE E MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, NË LIDHJE ME LEHTËSIMIN E MBËSHTETJES SË AGROBIZNESIT, BERZH - SHQIPËRI, LLOGARI BASHKËPUNIMI

Ligji nr. 4/2016, datë 28 janar 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
4/2016
Data e miratimit
28 janar 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 17 shkurt 2016
Hyn në fuqi
3 mars 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2016-02-17

LIGJ

Nr. 4/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE E MINISTRIA E FINANCAVE, DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, NË LIDHJE ME LEHTËSIMIN E MBËSHTETJES SË AGROBIZNESIT, BERZH - SHQIPËRI, LLOGARI BASHKËPUNIMI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, BERZH - Shqipëri, llogari bashkëpunimi, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 28.1.2016

Shpallur me dekretin nr. 9419, datë 9.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.