PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN “OFRIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE ME NË QENDËR QYTETARIN”
Ligji nr. 3/2016, datë 28 janar 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 3/2016
- Data e miratimit
- 28 janar 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 17 shkurt 2016
- Hyn në fuqi
- 3 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2016-02-17
LIGJ
Nr. 3/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN “OFRIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE ME NË QENDËR QYTETARIN”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndër-kombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.1.2016
Shpallur me dekretin nr. 9418, datë 9.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Departamenti ligjor
Drafti përfundimtar konfidencial
I negociuar
(I ndryshueshëm)
Nightingale Rukuba-Ngaiza
HUAJA NUMËR 8521-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(PROJEKTI I OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE ME QENDËR QYTETARIN) NDËRMJET TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM E DATËS
23 SHTATOR 2015
NUMRI I HUAS 8521-AL
Marrëveshje e datës 23 shtator 2015, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka). Nëpërmjet saj, Huamarrësi dhe Banka bien dakord për sa më poshtë:
Neni I
Kushte të përgjithshme: Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.