PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT NË PYJE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 5/2016, datë 4 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2016
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 11 shkurt 2016
- Hyn në fuqi
- 11 shkurt 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2016-02-11
LIGJ
Nr. 5/2016
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT NË PYJE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me
propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e
mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij.
Neni 2
Objekti dhe fusha e veprimit
Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në
fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij,
ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i
qymyrit të drurit.
Neni 3
Përjashtim nga fusha e zbatimit
1. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji:
a) shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri;
b) rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor, referuar legjislacionit në fuqi;
c) shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve
drusore.
2. Kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkronjave “a” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.