Për disa ndryshime në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000 "Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit"
Akti normativ nr. 5/2001, datë 31 gusht 2001, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 5/2001
- Data e miratimit
- 31 gusht 2001
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 17 shtator 2001
- Hyn në fuqi
- 17 shtator 2001
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2001-09-17
AKTNORMATIV
Nr.5, datë 31.8.2001
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000 "PËR PAJISJEN E
SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT"
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Rendit Publik,
Këshilli i Ministrave
VENDOS I:
Në ligjin nr.8668, datë 23.10.20 00 "Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë
shtetit" bëhen ndryshimet si më poshtë vijojnë:
Neni 1
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1, me këtë përmbajtje:
"Neni 14/1
Neni 3 i këtij ligji do të zbatohet pas datës 30.6.2002. Deri në këtë datë do të zbatohen
paragrafet 2 e 4 të nenit 2 dhe neni 14 i dekretit nr.7393, datë 12.6.1990 "Për lëshimin e pasaportave
për jashtë shtetit dhe dhënien e vizave"."
Neni 2
Në fund të nenit 15 shtohen fjalët si më poshtë vijojnë:
"…duke mbetur në fuqi përkohësisht dispozitat e përcaktuara në nenin 14/1 të këtij ligji."
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Ilir Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.