Për një ndryshim në ligjin 8334, datë 23.4.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jostrategjikë”.
Akti normativ nr. 4/2002, datë 4 prill 2002, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 4/2002
- Data e miratimit
- 4 prill 2002
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 5 prill 2002
- Hyn në fuqi
- 5 prill 2002
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2002-04-05
AKT NORMATIV
Nr. 4, datë 4.4 2002
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8334, DATË 23.4.1998 “PËR PRIVATIZIMIN E
SHOQËRIVE TREGTARE QË VEPROJNË NË SEKTORËT JOSTRATEGJIKË”.
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Ekonomisë, Këshilli i
Ministrave
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8334, datë 23.4.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në
sektorët jostrategjikë”, fjalët “Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit” zëvendësohen me fjalët
“Ministria e Ekonomisë“
Neni 2
Ky aktnormativ hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Pandeli Majko
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.