Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”

Ligji nr. 87/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
87/2026
Data e miratimit
23 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 176, 7 gusht 2026
Hyn në fuqi
22 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 176, datë 2026-08-07

LIGJ

Nr. 87/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 25/2018

“PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, mbajtjen e kontabilitetit, përcaktimin e standardeve kontabël të raportimit financiar të zbatueshme, si dhe kërkesat për raportimin e qëndrueshmërisë nga njësitë ekonomike të përcaktuara në këtë ligj.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 4 fjalët “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar” (SNFR)” zëvendësohen me fjalët “Standardet kontabël ndërkombëtare të raportimit financiar”.

2. Në pikën 17 fjalët “Monedhë e paraqitjes” zëvendësohen me fjalët “Monedhë raportuese”.

3. Pas pikës 18 shtohen pikat 19 deri 29 me këtë përmbajtje:

“19. “Palë e lidhur” ka të njëjtin kuptim si në standardet kontabël të raportimit financiar, që zbaton njësia ekonomike.

20. “Njësi ekonomike të lidhura” janë dy ose më shumë njësi brenda një grupi.

21. “Njësi ekonomike investimi” janë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.