PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR DHE STATUTIT TË TIJ
Ligji nr. 6/2016, datë 4 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 6/2016
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 17 shkurt 2016
- Hyn në fuqi
- 3 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2016-02-17
LIGJ
Nr. 6/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E FONDIT TË
BALLKANIT PERËNDIMOR DHE STATUTIT TË TIJ
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.2.2016
Shpallur me dekretin nr. 9421, datë 11.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
PËR THEMELIMIN E FONDIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës∗, Republikës së Maqedonisë,
Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë (referuar në vijim si “Palë Kontraktuese”);
Të udhëhequra nga dispozitat e Deklaratës së Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, të nënshkruar më
31 tetor 2014, në Bratislavë,
bien dakord si më poshtë:
Neni l
Themelohet Fondi i Ballkanit Perëndimor (referuar në vijim si “Fondi”), me seli në Tiranë.
Neni 2
Miratohet Statuti i Fondit dhe përbën një aneks të kësaj Marrëveshjeje.
Neni 3
Kjo Marrëveshje dhe aneksi i tij mund të amendohen me shkrim, me miratim të Palëve Kontraktuese.
Neni 4
1. Kjo Marrëveshje është e hapur për nënshkrim nga Palët Kontraktuese.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.