PËR PRANIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË MARRAKESHIT QË THEMELOI ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË
Ligji nr. 7/2016, datë 4 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7/2016
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 17 shkurt 2016
- Hyn në fuqi
- 3 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2016-02-17
LIGJ
Nr. 7/2016
PËR PRANIMIN E PROTOKOLLIT PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË
MARRAKESHIT QË THEMELOI ORGANIZATËN BOTËRORE TË TREGTISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, si dhe të nenit 14, të konventës së
Vjenës “Për të drejtën e traktateve”, aderuar me ligjin nr. 8696, datë 23.11.2000, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pranohet protokolli për ndryshimin e Marrëveshjes së Marrakeshit që themeloi Organizatën
Botërore të Tregtisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.2.2016
Shpallur me dekretin nr. 9422, datë 11.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
PROTOKOLLI
PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË MARRAKESHIT QË THEMELOI ORGANIZATËN
BOTËRORE TË TREGTISË
VENDIMI I DATËS 27 NËNTOR 2014
Këshilli i Përgjithshëm;
Duke pasur parasysh paragrafin 1 të nenit X të Marrëveshjes së Marrakeshit, që themeloi Organizatën
Botërore të Tregtisë (Marrëveshja e OBT-së);
Duke kryer funksionet e Konferencës Ministrore në intervalin ndërmjet mbledhjeve në pajtim me
paragrafin 2 të nenit IV të Marrëveshjes së OBT-së);
Duke rikujtuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për të filluar negociatat mbi bazën e
modaliteteve të përcaktuara në shtojcën D të atij vendimi, të miratuar më 1 gusht 2004, si dhe vendimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.