PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995, “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 8/2016, datë 11 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8/2016
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2016
- Hyn në fuqi
- 8 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2016-02-22
LIGJ
Nr. 8/2016
PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995, “PËR
TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri
tregtare”, të ndryshuar, bëhet shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 4, në fund të fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Ushtrimi i së drejtës së përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore, përfshirë edhe të drejtën e
emërimit të anëtarëve të këshillave mbikëqyrës, në shoqëritë elektro-energjetike, bëhet në përputhje me
përcaktimet e ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, dhe në shoqëritë e gazit natyror
bëhet në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror.”.
Neni 2
Në nenin 8, paragrafi i katërt ndryshohet si më poshtë:
“Anëtarët e këshillave mbikëqyrës të shoqërive aksionare shtetërore caktohen si më poshtë:
a) 2/3 e numrit të anëtarëve caktohen nga përfaqësuesi i pronarit, për pronën shtetërore;
b) 1/3 e numrit të anëtarëve propozohet nga ministri i linjës administrative apo nga organi i
qeverisjes vendore, që përfaqëson shtetin, për shoqërinë shtetërore përkatëse.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.