Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 33/2012 “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”

Ligji nr. 9/2016, datë 11 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2016
Data e miratimit
11 shkurt 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 shkurt 2016
Hyn në fuqi
8 mars 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2016-02-22

LIGJ

Nr. 9/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 33/2012 “PËR REGJISTRIMIN

E PASURIVE TË PALUAJTSHME”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në nenin 22, pika 3 riformulohet si më poshtë:

“3. Një pjesë e të ardhurave, që do të rezultojnë të pashpenzuara në fund të vitit financiar,

trashëgohen në buxhetin e vitit ushtrimor pasardhës dhe kalojnë në fondin rezervë vjetor, masa e krijimit

dhe kriteret e përdorimit të të cilit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Të ardhurat e tjera të papërdorura të vitit korrent mbarten në vitin buxhetor pasardhës dhe

përdoren për investime në drejtim të regjistrimit fillestar, përmirësimit/përditësimit të të dhënave që

administron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe dixhitalizimit të sistemit dhe të të

dhënave të pasurive të paluajtshme.”.

Neni 2

Në nenin 46, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Leja e ndërtimit regjistrohet nga regjistruesi brenda 15 ditëve nga data e depozitimit të saj. Pas

regjistrimit të lejes së ndërtimit, regjistruesi, sipas kërkesave të paraqitura nga personat e interesuar,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.