Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998, “PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10/2016, datë 11 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10/2016
Data e miratimit
11 shkurt 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 7 mars 2016
Hyn në fuqi
22 mars 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2016-03-07

LIGJ

Nr. 10/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998,

“PËR TRANSPORTET RRUGORE”,

TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

1. Kudo në ligj, fjalët “komunë”, “ose komunal”, “ose i komunës”, “ose kryetar i komunës” dhe

“këshilli i komunës” shfuqizohen.

2. Kudo në ligj, fjalët “njësi të qeverisjes vendore” zëvendësohen me fjalët “njësi të vetëqeverisjes

vendore”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 3.25 ndryshohet si më poshtë:

“3.25. “Kabotazhi” nënkupton transportin rrugor të brendshëm për të tretë ose kundrejt pagesës, i

kryer përkohësisht nga një transportues jorezident, i vendosur në një shtet tjetër, anëtar ose jo i BE-së.”.

2. Pas pikës 3.25 shtohet pikat 3.26 me këtë përmbajtje:

“3.26. “Regjistri Elektronik Kombëtar” nënkupton regjistrin, i cili përmban të dhënat e ndërmarrjeve

të transportit rrugor në Shqipëri.”.

3. Pas pikës 3.26 shtohet pika 3.27 me këtë përmbajtje:

“3.27. “Sistemet Inteligjente në Transport” ose “SIT” nënkupton sistemet, në të cilat teknologjitë e

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.