Akt normativ

PËR VËNIEN NË DISPOZICION TË HAPËSIRËS TOKËSORE, DETARE E AJRORE DHE DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË RAJONIN E GJIRIT PERSIK, NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT

Akti normativ nr. 1/2003, datë 9 mars 2003, nga Ministria e Mbrojtjes.

Numri
1/2003
Data e miratimit
9 mars 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 9 mars 2003
Hyn në fuqi
9 mars 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2003-03-09

271

AKT NORMATIV

Nr.1, datë 9.3.2003

PËR VËNIEN NË DISPOZICION TË HAPËSIRËS TOKËSORE, DETARE E AJRORE DHE

DËRGIMIN E NJË FORCE USHTARAKE SHQIPTARE NË RAJONIN E GJIRIT PERSIK,

NË KUADËR TË KOALICIONIT NDËRKOMBËTAR TË LUFTËS KUNDËR

TERRORIZMIT

Në mbështetje të neneve 2 pika 3, 12 pika 3 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit

të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë vë në dispozicion të forcave të koalicio nit ndërkombëtar kundër

terrorizmit hapësirën tokësore, detare dhe ajrore, si dhe krijon lehtësira stërvitore.

Neni 2

Pjesëmarrjen me një kompani komando, të Forcave të Armatosura të Republikës së

Shqipërisë, së bashku me strukturat mbështetëse, në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit

ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, si kontribut i Repub likës së Shqipërisë në operacionet në

mbështetje të paqes.

Neni 3

Këshilli i Ministrave përcakton masën e shpërblimit ditor të ushtarakëve në përbërje të njësisë,

si dhe trajtimin dhe përballimin e shpenzimeve për kompensimin e pasojave që rrjedhin për shkak të

zbatimit të detyrës.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Fatos Nano

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.