PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN KULTUROR DHE TË SHTOJCËS SË KËSAJ MARRËVESHJEJE
Ligji nr. 11/2016, datë 11 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2016
- Data e miratimit
- 11 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 1 mars 2016
- Hyn në fuqi
- 16 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2016-03-01
LIGJ
Nr. 11/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN KULTUROR DHE TË SHTOJCËS SË KËSAJ MARRËVESHJEJE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunimin Kulturor dhe shtojca e kësaj marrëveshjeje, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.2.2016
Shpallur me dekretin nr. 9438, datë 18.2.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI BASHKËPUNIMIN KULTUROR
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë,
duke synuar të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të thellojnë mirëkuptimin e ndërsjellë,
me bindjen se shkëmbimi kulturor nxit bashkëpunimin mes popujve dhe të kuptuarit e kulturës, jetës shpirtërore dhe formave të jetesës së popujve të tjerë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.