PËR MËNYRËN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE NË SPORTEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 13/2016, datë 18 shkurt 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2016
- Data e miratimit
- 18 shkurt 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 9 mars 2016
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2016-03-09
LIGJ
Nr. 13/2016
PËR MËNYRËN E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE NË SPORTEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për ofrimin e shërbimeve publike nga institucionet e administratës shtetërore për personat që banojnë dhe/ose që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes heqjes së pengesave administrative dhe ofrimit të tyre në mënyrë të shpejtë, efikase, transparente dhe me cilësinë më të lartë.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton:
a) parimet e ofrimit të shërbimeve publike;
b) rregullat për hartimin e modeleve të shërbimeve publike dhe të kodifikimit të tyre;
c)procedurat për krijimin e shërbimeve të reja ose riorganizimin e shërbimeve ekzistuese;
ç) mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike;
d) rregullat për bashkëpunimin në ofrimin e shërbimeve publike midis institucioneve të admi-nistratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura /njësive të qeverisjes vendore;
dh) rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara;
e) rregullat për organizimin e sporteleve të shërbimit dhe të zyrave përgjegjëse të shërbimit.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.