Ligj

PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE

Ligji nr. 15/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 prill 2020.

Numri
15/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 29 mars 2016
Hyn në fuqi
13 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2016-03-29

LIGJ

Nr. 15/2016

PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e popullatës nga infeksionet dhe sëmundjet infektive, duke përcaktuar rregullat dhe aktivitetet për zbulimin në kohë, evidentimin, parandalimin dhe kontrollin e tyre, për eliminimin dhe zhdukjen e sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë nga këto sëmundje.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e shërbimeve shëndetësore, shërbimeve të shëndetit publik, si dhe aktorëve të tjerë të të gjitha niveleve, publike e jopublike, në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive për sëmundjet infektive dhe ngjarjet me rëndësi për shëndetin publik.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Agjent infektues” është çdo mikro-organizëm, si viruset, prionet, bakteriet, parazitët dhe myqet, që shkaktojnë sëmundjet infektive te strehuesi.

2. “Alert” është sistemi i mbikëqyrjes, i bazuar në një ose dy shenja të sëmundjes.

3. “Barrë e sëmundjes” është pesha që zë një sëmundje infektive në popullatë, përfshirë pasojat shëndetësore, koston social-ekonomike dhe shpenzimet shëndetësore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 prill 2020 · 23/2020 · “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 11.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.