PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E QENDRËS SË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR (WISE)
Ligji nr. 16/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2016
- Data e miratimit
- 10 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 31 mars 2016
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2016-03-31
LIGJ
Nr. 16/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E QENDRËS
SË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT TË BALLKANIT
PERËNDIMOR (WISE)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja për themelimin e Qendrës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të
Ballkanit Perëndimor (WISE).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.3.2016
Shpallur me dekretin nr. 9472, datë 24.3.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
MARRËVESHJE
MBI THEMELIMIN E QENDRËS SË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT
TË BALLKANIT PERËNDIMOR– WISE
Preambulë
Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kroacisë, Kosova, ish-Republika
Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Republika e Serbisë janë palë në këtë Marrëveshje (më poshtë
të referuara si “Palët”),
duke mirëpritur zhvillimin kryesor dhe përparimin e arritur në rajonin e Evropës Juglindore në
procesin e integrimit të Bashkimit Evropian (BE) gjatë dekadës së fundit;
duke theksuar se bashkëpunimi rajonal në kërkim dhe zhvillim është një mjet i vlefshëm bazë i
sfidave të përbashkëta dhe një mjet për nxitjen e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe kohezionit
social, si dhe një mjet mbështetës për integrimin evropian;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.