PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8561, DATË 22.12.1999, “PËR SHPRONËSIMET DHE MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM TË PASURISË, PRONË PRIVATE, PËR INTERES PUBLIK”
Ligji nr. 20/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 20/2016
- Data e miratimit
- 10 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 21 prill 2016
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2016-04-21
LIGJ
Nr. 20/2016
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8561, DATË 22.12.1999, “PËR SHPRONËSIMET
DHE MARRJEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM TË PASURISË, PRONË
PRIVATE, PËR INTERES PUBLIK”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të
përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 8, pas shkronjës “ë” shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:
“f) Për realizimin e investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi”.
Neni 2
Në nenin 9, pika 2, fjalët “në shkronjat “c” dhe “ç”” zëvendësohen me fjalët “në shkronjat
“c”, “ç” dhe “f””.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Ilir Meta
Miratuar në datën 10.3.2016
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.