Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 22/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 67, 21 prill 2016
Hyn në fuqi
6 maj 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2016-04-21

LIGJ

Nr. 22/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT

AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 102, pika 3 riformulohet si më poshtë:

“3. Emëron Drejtorin e Përgjithshëm me tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të tij në

votimin e parë, në votimin e dytë ose në votimin e tretë. Nëse në votimin e parë nuk arrihet shumica

prej tre të pestave, KDRTSH-ja cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të dytë, i cili zhvillohet

jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të parë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet

shumica prej tre të pestave, KDRTSH-ja cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të tretë, i cili

zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë. Në rast se edhe në votimin e tretë nuk

arrihet shumica prej tre të pestave, KDRTSH -ja cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të

katërt, i cili zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të tretë. Në votimin e katërt dhe të

pestë KDRTSH-ja vendos për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm me më shumë se gjysmën e

votave të të gjithë anëtarëve të tij. Votimi i pestë kryhet në rastin kur në votimin e katërt asnjë

kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave dhe zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.