Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË BRAZILIT PËR SHËRBIMET AJRORE

Ligji nr. 24/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 4 prill 2016
Hyn në fuqi
19 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2016-04-04

LIGJ

Nr. 24/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË BRAZILIT PËR SHËRBIMET AJRORE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Brazilit për shërbimet ajrore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2016

Shpallur me dekretin nr. 9476, datë 24.3.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË BRAZILIT MBI SHËRBIMET AJRORE

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Shqipëria) dhe Qeveria e Republikës Federative të Brazilit (Brazili) të referuara më poshtë si “Palët”;

duke qenë palë në Konventën mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, të hapur për nënshkrim në Çikago, në datën 7 dhjetor 1944;

duke dëshiruar të kontribuojnë në progresin e aviacionit civil ndërkombëtar;

duke dëshiruar të lidhin një marrëveshje me qëllim krijimin dhe operimin e shërbimeve ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre përkatës,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.