Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS “PËR FALSIFIKIMIN E PRODUKTEVE MJEKËSORE DHE KRIME TË NGJASHME, QË PËRBËJNË KËRCËNIM PËR SHËNDETIN PUBLIK”

Ligji nr. 18/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
18/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 mars 2016
Hyn në fuqi
15 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2016-03-31

LIGJ

Nr. 18/2016

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS “PËR FALSIFIKIMIN E PRODUKTEVE MJEKËSORE DHE KRIME TË NGJASHME, QË PËRBËJNË KËRCËNIM PËR SHËNDETIN PUBLIK”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa e Këshillit e Evropës “Për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme, që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik”, bërë në Moskë më 28 tetor 2011, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2016

Shpallur me dekretin nr. 9474, datë 24.3.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

KONVENTA E KËSHILLIT TË EVROPËS

MBI FALSIFIKIMIN E PRODUKTEVE MJEKËSORE DHE KRIME TË NGJASHME TË CILAT PËRBËJNË KËRCËNIM PËR SHËNDETIN PUBLIK

MOSKË, 28.X.2011

Teksti është korrigjuar në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave (takimi i 1151-të i zëvendësministrave, 18–19 shtator 2012).

Parathënie

Shtetet anëtare të KE-së dhe nënshkrues të tjerë të kësaj Konvente, duke marrë parasysh se qëllimi i KE-së është të ketë një harmoni sa më të mirë ndërmjet anëtarëve të tij,

duke marrë parasysh se falsifikimi i produkteve mjekësore dhe krimeve të ngjashme nga natyra e tyre rrezikojnë seriozisht shëndetin publik,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.