Ligj

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR PARANDALIMIN E TERRORIZMIT

Ligji nr. 17/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
17/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 31 mars 2016
Hyn në fuqi
15 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2016-03-31

LIGJ

Nr. 17/2016

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS SË KËSHILLIT

TË EVROPËS PËR PARANDALIMIN E TERRORIZMIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e

Terrorizmit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2016

Shpallur me dekretin nr. 9473, datë 24.3.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

Komiteti i Ministrave

Dokumentet CM

CM (2015) 61, përfundimtar, 19 maj 2015

Sesioni i 125-të i Komitetit të Ministrave (Bruksel, 19 maj 2015).

Protokoll Shtesë i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit

(miratuar nga Komiteti i Ministrave, në sesionin e tij të 125-të, në datën 19 maj 2015)

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe Palë të tjera të Konventës së Këshillit të Evropës për

Parandalimin e Terrorizmit (CETS nr. 196), nënshkrues të këtij Protokolli;

duke marrë në konsideratë se qëllimi i Këshillit të Evropës është arritja e një uniteti më të madh

ndërmjet anëtarëve të tij;

me dëshirën për të forcuar më tej përpjekjet për të parandaluar dhe shtypur terrorizmin në të gjitha

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.