Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ

Ligji nr. 23/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2016
Data e miratimit
10 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 1 prill 2016
Hyn në fuqi
16 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2016-04-01

LIGJ

Nr. 23/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR MBROJTJEN

SHOQËRORE DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të

Gjermanisë për mbrojtjen shoqërore dhe protokolli përfundimtar i saj, sipas teksteve bashkëlidhur

këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2016

Shpallur me dekretin nr. 9475, datë 24.3.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË

GJERMANISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Republika e Shqipërisë dhe Republika Federale e Gjermanisë,

me dëshirën për të rregulluar marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes shoqërore,

ranë dakord si më poshtë vijon:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizimi i termave

1) Në këtë marrëveshje, termat e poshtëshënuar përkufizohen si vijon:

1. “Shteti kontraktues”

Republika e Shqipërisë ose Republika Federale e Gjermanisë.

2. “Territori sovran”

Në lidhje me Republikën e Shqipërisë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.