PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 21/2016, datë 10 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 21/2016
- Data e miratimit
- 10 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 31 mars 2016
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2016-03-31
LIGJ
Nr. 21/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005,
“PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:
“9. “Ndihmë e paligjshme” është çdo ndihmë shtetërore e dhënë dhe e zbatuar pa miratimin e
Komisionit të Ndihmës Shtetërore ose çdo ndihmë, për të cilën është njoftuar komisioni përkatës,
por nuk është marrë miratimi i tij.”.
1. 2. Pas pikës 16 shtohen pikat 17, 18, 19 e 20 me këtë përmbajtje:
“17. “Shpërdorim i ndihmës” është çdo ndihmë e përdorur nga përfituesi në
kundërshtim me një vendim të marrë nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, në përputhje me këtë
ligj.
18. “Burime shtetërore” janë burimet e Buxhetit të Shtetit, përfshirë të drejtat dhe
detyrimet ndaj të tretëve, titujt shtetërorë, fondet publike, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore,
burimet e buxhetit të njësive të qeverisjes vendore, burimet e shoqërive shtetërore, në rastet kur
këto burime nuk aktivizohen në përputhje me parimin e investitorit privat në një ekonomi tregu.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.