Ligj

PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE

Ligji nr. 27/2016, datë 17 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2016
Data e miratimit
17 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 29 mars 2016
Hyn në fuqi
29 mars 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2016-03-29

LIGJ

Nr. 27/2016

PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut dhe mjedisit nëpërmjet përcaktimit të kufizimit të prodhimit, vendosjes në treg dhe përdorimit të kimikateve, përdorimit të kimikateve në artikuj, importit dhe eksportit të kimikateve të caktuara.

2. Të sigurojë lëvizjen e lirë të kimikateve dhe mallrave të tjera, si dhe të rrisë konkurrencën dhe inovacionin.

3. Të promovojë metodat alternative për vlerësimin e rreziqeve të kimikateve.

4. Të sigurojë që risqet nga substancat e rrezikshme që shkaktojnë shqetësim shumë të lartë (SVHC) janë kontrolluar në mënyrën e duhur dhe që këto substanca zëvendësohen në mënyrë progresive nga substanca më pak të rrezikshme ose zbatohen teknologji ku alternativat e përshtatshme të zëvendësimit janë ekonomikisht dhe teknikisht në dispozicion.

5. Të harmonizojë legjislacionin mbi kimikatet në Republikën e Shqipërisë me Sistemin e Harmonizuar Global për klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve (GHS).

6. Të krijojë një sistem të detyrueshëm për klasifikimin, etiketimin, paketimin dhe Doku-mentin me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet (MSDS).

7. Të zbatojë Konventën e Roterdamit në të cilën Shqipëria është palë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.