PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E FINANCIMIT NDËRMJET QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI, 2014–2020, ALOKIMI I VITIT 2014, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAADERIMIT IPA II
Ligji nr. 31/2016, datë 17 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 31/2016
- Data e miratimit
- 17 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 31 mars 2016
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2016-03-31
LIGJ
Nr. 31/2016
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN
E FINANCIMIT NDËRMJET QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT
EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR
MALI I ZI – SHQIPËRI, 2014–2020, ALOKIMI I VITIT 2014, NË KUADËR TË
INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAADERIMIT IPA II
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e financimit ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe
Komisionit Evropian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-
2020, alokimi i vitit 2014, në kuadër të Instrume ntit të Asistencës së Paraaderimit IPA II, bërë më
28.12.2015, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.3.2016
Shpallur me dekretin nr. 9483, datë 24.3.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE FINANCIARE
KUSHTET E VEÇANTA
Nga njëra anë Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “pala”, e cila vepron në emër
të Bashkimit Evropian, më poshtë i referuar si “Bashkimi”,
dhe nga ana tjetër, Mali i Zi i përfaqësuar nga qeveria e Malit të Zi, më poshtë i referuar si “Përfituesi i
IPA II” ose “pala”,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.