PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE INSTALIMEVE NËN PRESION
Ligji nr. 32/2016, datë 24 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2016
- Data e miratimit
- 24 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 55, 11 prill 2016
- Hyn në fuqi
- 26 prill 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2016-04-11
LIGJ
Nr. 32/2016
PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE INSTALIMEVE
NËN PRESION
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është garantimi i sigurisë së punës të pajisjeve e instalimeve nën presion,
nëpërmjet krijimit të një kuadri ligjor, i cili përcakton kushtet dhe kërkesat thelbësore që duhet të
respektohen nga operatorët ekonomikë që administrojnë apo shfrytëzojnë këto pajisje e instalime.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton:
1. Kushtet dhe kërkesat kryesore të sigurisë, që duhet të zbatohen në prodhimin, montimin
dhe përdorimin e pajisjeve dhe instalimeve nën presion, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës dhe
shëndetit të njerëzve, kafshëve shtëpiake, mjedisit dhe vlerave materiale, nga rreziqet e shkaktuara nga
këto pajisje dhe instalime.
2. Të drejtat e kompetencat e inspektoratit shtetëror, përgjegjës për fushën e veprimtarisë së
pajisjeve dhe instalimeve nën presion, si dhe të organeve kombëtare, të miratuara, e atyre europiane,
të notifikuara, të vlerësimit të konformitetit, për pajisjet dhe instalimet nën presion.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Pajisje nën presion” janë pajisjet nën presion stacionar, enët e thjeshta nën presion dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.