PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT MJEDISOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNEP) PËR FONDIN GLOBAL MJEDISOR, PËR PROJEKTIN ME MADHËSI MESATARE TË RIPËRTËRITJES SË LAGUNËS KUNE-VAINI, NËPËRMJET PËRSHTATJES SË BAZUAR NË EKOSISTEM
Ligji nr. 33/2016, datë 24 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 33/2016
- Data e miratimit
- 24 mars 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 19 prill 2016
- Hyn në fuqi
- 4 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2016-04-19
LIGJ
Nr. 33/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT
MJEDISOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNEP) PËR FONDIN GLOBAL
MJEDISOR, PËR PROJEKTIN ME MADHËSI MESATARE TË RIPËRTËRITJES SË
LAGUNËS KUNE-VAINI, NËPËRMJET PËRSHTATJES SË BAZUAR NË EKOSISTEM
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për
projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune -Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar
në ekosistem.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 24.3.2016
Shpallur me dekretin nr. 9505, datë 6.4.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
PROGRAMI MJEDISOR I KOMBEVE
TË BASHKUARA
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI PROJEKTI (MBP) PËR FONDIN GLOBAL MJEDISOR
PËR PROJEKTIN ME MADHËSI MESATARE, “ARRITJA E PËRSHTATJES SË LAGUNËS
KUNE-VAINI NËPËRMJET QASJES SË PËRSHTATJES TË BAZUAR NË EKOSISTEM”(EBA)
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi Projekti dhe shtojcat e saj (kjo “Marrëveshje”) nënshkruhet:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.